Nazmi Maliqi, formalisht anëtar i Këshillit të Sigurimit?!

Përbërja e re e Këshillit të Sigurisë që dje u konstitua nga presidenti Gjorge Ivanov dallon nga vendimi I publikuar në gazetën zyrtare. Në gazetë në të cilën është publikuar vendimi për emërimin e kreut dhe anëtarëve të këshillit të sigurisë së Maqedonisë, në vend të Naser Sejdinit qëndron emri i Nazmi Maliqit.

Maliqi për Alsat M ka deklaruar se bahet fjalë për gabim teknik, meqenëse emri i tij është ngatërruar me atë të Gjeneral Sejdinit. Maliqi pranon se më herët ka qenë në bisedime, por nuk ka pranuar të bëhet anëtarë i Këshillit për shkaqe shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button