Nuk ka transport për nxënësit e fshatit malor Raoviç

Jo të gjithë nxënësit kanë mundësi të vazhdojnë shkollimin e mesëm. Disa prej tyre detyrohen të ndërpresin procesin mësimor, jo për shkak të dëshirës, por për shkak të mungesës së transportit. Me një problem të tillë ballafaqohen disa nxënës të fshatit malor Raoviç të Komunës së Sarajit, transmeton Alsat.

Një numër i vogël i nxënësve që kanë vazhduar shkollimin e mesëm, në mungesë transporti detyrohen të ecin në këmbë. Prindërit ankohen pasi siç thonë dimri dhe rruga përmes malit, vënë në rrezik jetën e fëmijëve të tyre. Për këto arsye prindërit janë detyruar që mos ti lëshojnë nxënësit në shkollë.

“Ministria ka thënë se paguan udhëtimin për nxënësit që ndjekin shkollimin e mesëm. Nga ana tjetër nxënësit nuk kanë transport, për çdo ditë udhëtojnë. Kthehen shumë vonë në shtëpi, po kam edhe unë, tre prej atyre nxënësve në shkollë të mesme, janë fëmijët e mi, personalisht, se 4 vite personalisht e barti fëmijët e mi”, tha Muhamet Abdurrahmani, prind.

“Vajza ime ka mbaruar shkollimin fillor dhe për këtë arsye, pikërisht transportin, nuk ka mundur të vazhdojë shkollimin e lartë…sigurim nuk kanë, bora bëhet pothuajse 1 metër. Këtu nuk ka aspak kushte”, u shpreh Besim Bajrami, prind.

“Ose le të na mundësojnë transport për fëmijët, ose do t’i ndalim nga shkolla ose le t’i sigurojnë vendbanim ose le t’i mundësojnë transport”, deklaroi Rasim Bajrami, prind.

Prindërit ankohen se kreu i Komunës së Sarajit nuk i përfill kërkesat e tyre për këtë problem. Po ri pari i Sarajit Bekim Murati tha se çështja e transportit të nxënësve nuk është nën kompetencë të tij. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për 3 ditë me radhë nuk prononcohen lidhur me këtë rast. Fshati graviton në 850 metra lartësi mbidetare dhe ka rreth 20 shtëpi.

Lajme të ngjashme

Back to top button