Konvikti “Stiv Naumov” i ngjan një stalle jo vend ku mund të banojnë studentët (FOTO)

Kushte jo të përshtatshme për jetë, mure dhe dysheme të shkatërruara, xhama të thyer, tualete me tubacione të thyera, ushqimore nga e cila shkaktohet diarre e përditshme… Kështu duket konvikti studentor ‘Stiv Naumov’ në të cilin para pak kohësh u fotografua kryeministri Gruevski duke u lavdëruar se është ‘rinovuar’ konvikti, deklaroi Elvir Shabanoviq nga Rinia e LSDM-së.

„Gjendemi pranë konviktit studentor ‘Stiv Naumov’. Ky konvikt para të cilit u fotografua kryeministri Gruevski është rinovuar. E shihni edhe vet sa është rinovuar. Qindra të rij jetojnë në këto kushte të mjerueshme”, deklaroi Shabanoviq.

Ai pyeti pse qeveria harxhon para për përmendore, shatërvanë, Rrota panoramikë, në kohën kur studentët jetojnë në kushte të mjerueshme që janë të dëmshme për shëndetin e tyre.

Konvikti "Stiv Naumov"

Konvikti "Stiv Naumov"

Konvikti "Stiv Naumov"

Konvikti "Stiv Naumov"

Lajme të ngjashme

Back to top button