Përballje ballkanike në Europa Ligë

Sot do të vazhdojnë garat në Europa Ligë, me ndeshjet e xhiros së dytë eliminuese. Pa dyshim se dy përballjet më interesante për ne do të jenë, ndeshjet në mes ekipeve nga Ballkani, kur Kukësi nga Shqipëria do të përballet me Sarajevën, e Bosnjë e Hercegovinës (19:30), ndërsa Turnova ka udhëtuar për dy ditë rresht me autobus, për të dalë sot përballë Hajdukut të Splitit.

Ndeshja në mes Hajdukut dhe Turnovës që do të luhet sonte në stadiumin e famshëm “Poljud” në Split me fillim në orën 20:30, nga mediat kroate është komentuar për mysafirët si një shëtitje turistike në Paris, ndërsa ndeshja që do të luhet në “Poljud”, si paraqitje ne stadiumin e famshëm të “Old Traford”. 

Në konferencën e parë për shtyp është paraqitur trajneri i klubit të KF Turnovës, Shefki Arifovski i cili mes tjerash ka thënë: “Përshëndes të gjithë dashamirët e futbollit në Split dhe Kroaci, ndërsa përshëndetje të veçantë për tifozët e Hajdukut. Pse ata? Pasi që edhe ne e duam Hajdukun”, është shprehur Arifovski.

Përparësi apo problem për të dy ekipet do të jetë fusha e dëmtuar, e cila sipas të gjitha gjasave nuk do të rregullohet deri para ndeshjes. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button