Mëkat nëse nuk e hani qepën!

Qepa e kuqe është e pasur me komponentat e squfurit që janë përgjegjëse për erën e fortë të saj , por edhe për disa efekte të dobishme për shëndetin.

Perfitimet kardiovaskulare

Ka prova shkencore se komponentat e sulfurit në qepe veprojne kunder bllokimit te enëve te gjakut dhe akumulimin e padëshiruar te trombociteve . Në mënyrë të ngjashme , një efekt i dobishëm vepron për uljen e nivelit të kolesterolit të keq dhe triglicerideve, poashtu vepron dhe ne përmirësimin e membranës qelizore në qelizat e kuqe të gjakut. Në kete menyre qepa është e shkëlqyer në parandalimin e sulmeve të zemrës si rezultat i përmbajtjes së jashtëzakonshme të flavonoidit në qepe.

Perdoret per kocka dhe indet lidhese

Studime në njerëz kanë treguar se qepa eshte e shkëlqyer në përmirësimin e dendësise se kockave dhe mund të ketë një ndikim të rëndësishëm për gratë ne menopauze që ballafaqohen me humbjen e saj. Përveç kësaj, gratë që kanë kaluar menopauzën dhe e hane qepen çdo ditë mund të zvogëlojnë rrezikun e thyerjes se ijeve. I njëjti studim tregoi se grate të moshës më të vjetër, që kane ngrënë më rrallë qepen (një herë në muaj ), nuk kishin shume dobi nga qepa. Përmbajtja e lartë e komponimeve të squfurit ndikojne favorshem në indin lidhës që kërkon squfur për tu formuar.

Anti – Inflamator

Molekulat unike te squfurit në qepe pengojne aktivitetin e makrofageve – qelizat e bardha të gjakut të veçanta që luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar dhe e cila ka funksionin te mbroj për të drejtuar një gamë të plotë të përgjigjeve inflamatore. Aktiviteti i makrofageve është zakonisht një gjë e mirë, por nganjëherë ndalimi i veprimtarisë së saj është vendimtare qe inflamacioni kronik te jete nën kontroll. Antioksidantet nga qepa janë një burim i madh i anti – inflamatoreve, sepse parandalon oksidimin e acideve yndyrore në trup. Kur ne trup ka më pak acide yndyrore, qepa prodhon më pak inflamacion dhe e mban nivelin e inflamacionit nën kontroll.

Mbrojtja kunder kancerit

Eshte treguar se qepa zvogelon rrezikun prej shume lloje te kancerit, edhe kur konsumohet ne sasi te vogel (kanceri i zores se trashe, kanceri i fytit dhe i vezoreve). Megjithate, mos kurseni ne qepe nese deshironi ti keni te gjitha perfitimet shendetesore te qepes. Mundohuni te shtoni se paku nje qepe ne pergaditjen e ushqimit, dhe ne pjaten tuaj te gjindet se paku gjysme qepe.

Perfitime te tjera shendetsore

Qepa eshte treguar e shkelqyer ne permiresimin e nivelit te sheqerit ne gjak, dhe ne parandalimin e infeksioneve bakteriale. Se bashku me komponimet e squfurit, antioksidansi quercetin nga familja e flavonoideve ka aktivitet te forte antibacterial. Interesante, nje studim tregoi qe qepa e fresket, e grire, e pagatuar ka me shume efekt antibakterial ne bakteriet e padeshiruara, por nese e leni ate shume ne ajer (2 ore) – ajo humb te gjitha perfitimet me te favorshme antibakteriale. Prandaj eshte shume e rendesishme metoda e pergaditjes dhe ruajtjes se qepes, nese nga ajo deshironi t’i keni me te mirat.

Lajme të ngjashme

Back to top button