‘Luftë’ në qeverinë serbe, të gjithë armiq

Udhëheqësit e Partisë Socialiste serbe, Ivica Daçiq dhe Branko Ruzhiq, vazhdojnë të heshtin ndaj akuzave të pjesëtarit të Partisë Përparimtare, Aleksandar Joviçiq.

Kjo ndoshta nuk do të tërhiqte kaq shumë vëmendjen sikur Joviçiq të mos ishte pjesëtar i partisë së kryeministrit aktual serbe, Aleksandar Vuçiq.

Ndonëse Joviçiq i ka quajtur Daçiqin dhe Ruzhiq “kriminel të mëdhenj”, që pengojnë reformat, udhëheqësia e progresistëve thotë se janë qëndrime personale të Joviçiqit. Indeksonline citon mediat serbe dhe analistë politik duke thënë se nuk është mirë që qeveria serbe në publik të bëj shkëmbime të qëndrimeve të tilla. “Këto janë qëndrime personale.

Unë merrem më punë dhe nuk dua që të merrem me çështje partiake”, ka thënë shkurtë kryeministri serb dhe kryetari i Partisë Përparimtare serbe.

Mediat serbe thonë se këto janë vetëm disa prej problemeve që kanë dal në shesh para opinionit, probleme këto në mes të partnerëve të qeverisë në Beograd, Partisë Përparimtare dhe asaj Socialiste të Ivica Daçiqit. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button