Leonora Jakupi bëhet biznismene e ndërtimit, shqetësohet Vetëvendosja

Në qendër të Skënderajt, do të ndërtohen disa ndërtesa private. Vendimi për ndarjen e saj, që është bërë në seancë pas një debati publik, ka nxitur kritika.Një nga përfitueset, është edhe këngëtarja Leonora Jakupi.
Ajnishahe Halimi nga VV, thotë se Jakupi nuk njihet si investitore e tillë prandaj e ka lëshuar debatin në komunë, raporton Klan Kosova.

Mirëpo vetë këngëtarja, ka refuzuar të flasë për këtë temë, duke i thënë Klan Kosovës se gjithçka ka shkuar sipas rregullave.

Edhe komuna e Skënderajt, ka thënë se Leonora Jakupi është një nga përfitueset e parcelës për ndërtim dhe se Leonora i ka përmbushur të gjitha kushtet.

“Secili qytetar që ka përmbushur kushtet ka qenë përfitues”, ka thënë zëdhënësi Hajriz Koci.

Lajme të ngjashme

Back to top button