Kundër Luksemburgut vjen Ademi, mungon Hasani

Seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, Boshko Gjurovski ka bërë shpalosjen e listës së futbollistëve për ndeshjen eliminatore kundër Luksemburgut që do të zhvilloher më 9 tetor në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup.

Në lsitën e tij gjendet këto futbollistë: Portierë: Paçovski, Efremov, Tofilovski.

Në mbrojtje: Shikov, Mojsov, Cuculi, Velkoski, Glishic, Ristovski, Damcevski.

Në mesfushë: Ademi, Demiri, Radeski, Gligorov, Trajkovski, Spirovski, Muarem.

Sulmues  Agim Ibraimi, Jahoviç, Kostovski, Velkoski, Abdurahimi, Ivanosvki.

Trajneri Gjurovski njoftoi se për shkak të lëndimit nuk është grumbulluar Ferhan Hasani, i cili edhe mund të operohet. Grumbullimi i futbollistëve bëhet me 6 tetor në “Grand Plaza” në Shkup, ndërsa ekipi stërvitjet do ti zhvilloj në kompleksin “Shtëpia e futbollit”. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button