Fillon me punë Komisioni për ankesa ndaj shkrimeve mediale në Maqedoni

Nesër në Shkup do të prezantohet Komisioni për ankesa i cili ka nisur punën e tij në kuadër të Këshillit për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM).

Komisioni për ankesa është themeluar me qëllim që të shqyrtojë ankesat e gjithë qytetarëve sa i përket shkrimeve në mediumet e Maqedonisë.

Nëse qytetarët vlerësojnë se ndonjë medium ka bërë shkelje të llojit të ndryshëm ata mund ti drejtohen me shkrim Komisionit për ankesa i cili më tej do të merr vendim se a është bërë shkelje të parimeve të gazetarisë në bazë të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë.

Themelues të KEMM janë mediumet dhe organizatat mediale të Maqedonisë, pjesë e së cilës është edhe Portalb.mk.

Promovimi i punës së Komisionit do të bëhet në Klubin e gazetarëve në ora 11. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button