Jakupi: Nga Kërçova do të kthehemi me rezultat pozitiv

Klubi futbollistik Gostivari nuk ka kohë që të mendojë shumë për disfatën e përjetuar në fundjavë nga Shkupi, pasi të martën e pret një tjetër ndeshje shumë e rëndësishme, kur përsëri do të luajë derbin e javës, por kësaj radhe duke qenë mysafire e Vëllazërimit në Kërçovë.

“Pas humbjes pa meritë ndaj Shkupit, ku na mungoi fati sportiv, shpresoj që nga Kërçova të na kthehet fati sportiv dhe në Gostivar të kthehemi me rezultat pozitiv. Edhe përkundër humbjes, atmosfera në ekip është shumë e mirë, morali te futbollistët është në nivel të lartë”, ka thënë trajneri i KF Gostivari Mensur Jakupi.

Të përkujtojmë se Gostivari në xhiron e shtatë pësoi disfatë nga Shkupi me rezultat 1:2, ndërsa tani ndanë pozitën e tretë me ekipin e Mlladost CD me 11 pikë të tubuara. / Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button