Rusia: NATO në Kosovë ndërhyri padrejtësisht

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov në një fjalim të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka renditur një sërë akuzash kundër Amerikës dhe kundër Perëndimit.

Lavrov në akuzat ndaj Amerikës, ka përmendur edhe ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999-të.

Sipas ministrit rus, ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ka qenë e padrejtë.

Ai vlerësoi se “SHBA në atë luftë u përpoq të vendosë drejtësinë mbi të gjithë, por duke vepruar sipas interesave të saj”.

Sergei Lavrov shtoi se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte po ashtu një politikë arrogante e Perëndimit. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button