Shaqiri ‘lodhet’ në stol: Nuk e di çfarë të them

Xherdan Shaqiri përpos që është ‘lodhur’ duke qëndruar në stol si duket mesfushori shqiptar i Bayernit gjendet i lodhur edhe nga pyetja e shpeshtë rreth situatës së tij është shprehur me modesti se më nuk ka çfarë të thotë.

Xherdan Shaqiri edhe pas përfundimit të afatit kalimtar vazhdon të jetë i përmendur nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Bayern Munichu.

Në lojën e fundit që Bayern e fitoi me rezultatin 2:0 te Keln, mesfushori shqiptar nga Kosova me pasaportë zvicerane luajti 15 minuta duke zëvendësuar Arjen Robbenin.

“Kam luajtur 15 minuta, loja ishte në përfundim e sipër… Shumë shpesh po flasim për situatën time, nuk e di se çfarë të them”, tha ai për mediat gjermane.

Lajme të ngjashme

Back to top button