Manifestime në Barcelonë për referendumin mbi pavarësinë

Me mijëra persona kanë zbritur në rrugët e Barcelonës në mbështetje të referendumit për pavarësinë e Katalunjës i parashikuar për në 9 nëntor.

Një referendum që qeveria spanjolle ka ndërmend të bllokojë duke e konsideruar si antikushtetues. E ndërsa kryeministri spanjol marionao Rajoi pritet të kthehet nga udhëtimi i tij në Kinë, zëvendësja e tij u shpreh se qeveria do të vendosë veton.

Vendimi formal për mbajtjen e referendumit, i firmosur nga presidenti katalunjas Arturo Mas mund të pezullohet në rast se shpallet si anti kushtetues. Në këtë rast shumë analistë mendojnë se në rajon do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Ashtu si dhe në Skoci, vetë katalunjasit janë të ndarë mbi pavarësinë nga Spanja. Nga njëra anë janë ata që e konsiderojnë inekzistente qeverinë spanjolle kur vjen puna tek interest e rajonit, dhe nga ana tjetër janë ata që ndihen spanjollë dhe nuk shohin asnjë arsye për tu ndarë. / Abcnews

Lajme të ngjashme

Back to top button