TV Nova: Skandaloze, kush është investitori në ‘Drisla’?

Pasi që u paralajmërua se “Drislla” do të modernizohet nga një kompani italiane, shtrohen pyetjet dhe dilemat rreth historisë së kompanisë e cila fitoi tenderin për koncesion të saj, portfolet e firmave tjera që marrin pjesë në ankandin dhe mënyrën se si është vendosur. Tv Nova ka kryer një hulumtim duke marrë të dhënat  në Regjistrin qendror në Itali.

Nga lista shihet se investitori FCL “Ambiente”, është kompani e re e themeluar në 9 shkurt të vitit 2012 ose më pak se një vit para nënshkrimit të tenderit, ose, tre muaj pas publikimit të tenderit nga ana e qytetit të Shkupit, ndërsa me status të ditës së registrimit “jo aktiv”.
Themelues i kompanisë është Masimilijano Feracolli, tashmë pjesë e udhëheqjes në “Drisla”.

Kompani e formuar vetëm për ta marrë tenderin e Drisllës

Edhe pse ambicia e italianit Feracoli është të aplikojë në tender që vlen dhjetë milion euro, ai kompaninë e ka themeluar me investim prej 10 mijë eurove.

Si investim e ka raportuar pronën e kompanisë “Italija Konstaling S.R.L”, e vlerësuar me 100 euro, ndërsa të tjerat prej 9.900 euro janë nga kompania e tij e tjetër “Finansiaria Centro Lacio S.P.A”. Në dallim prej firmës anonime “Italia Konsalting S.R.L”, firma tjetër ka ueb-faqe të saj në të cilën mund të shihen funksionet që merret familja Feracoli apo pronarët aktual të “Drisla”. Konsalting financiar, siç tregon edhe vetë emri.

Masimilijano Feracolli, djali i tij Domeniko Feracolli dhe Xhulijano Mari, të gjithë pjesë e “Drisla”, janë ekipi udhëheqës i “Finansiaria Centro Lacio”. Nëse kërkoni që të shihni projekte të tjera të tyre që lidhen me biznesin e deponive, përpunimit të mbeturinave dhe të ngjashme, nuk do të keni sukses. Por, për këtë mund të lexohet një detaj interesant për “FCL Ambiente”.

Në listën e tyre të projekteve, ky është projekti i vetëm për të cilin hapet ndonjë seksioni në lidhje me portfolen e firmës. Në të lexohet se “FCL Ambiente” është themeluar me një qëllim të vetëm – të miret “Drisla” e Shkupit.

Më shumë në kete link: Tv Nova /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button