Xhengiz Rexhepi jep dorëheqje nga Drita

Pas ndeshjes në Kërçovë dhe disfatës nga Napredoku, trajneri i Dritës, Xhengis Rexhepi ka njoftuar kryetarin Abedin Aliti se tërhiqet nga posti i trajnerit përgjegjës.

Këtë e pohoi vetë trajneri Xhengis Rexhepi:  “Kam ofruar dorëheqje nga posti i trajnerit përegjegjës. Me këtë rastë dëshirojë që publikisht të falënderojë kryetarin e KF Drita, Abedin Aliti për përkrahjen e parezervë në çdo moment. Unë mendoj se në ekipin Drita duhet të bëhet një ndryshim në stafin tekenik prandaj edhe u tërhoqa”, tha ai.
Nga ana tjetër, kryetari i ekipit Drita, Abedin Aliti konfirmoi se ka pranuar dorëheqjen e trajnerit Xhengis Rexhepi. 

“Me sinqeritetin më të madh deklaroj se me keqardhje pranova dorëheqjen e trajnerit Rexhepi, pasi bëhet fjalë për një trajner shumë punëtorë dhe i palodhshëm, por ja që nuk kishte fat që puna e tij të kurorizohet me suksese. Por ky është fati i trajnerëve. Unë e falënderojë publikisht për mundin e dhënë gjatë këtyre tre muaj në ekipin Drita”, tha Abedin Aliti. Drita në shtatë ndeshjete e zhvilluara në rrethin e parë të kamoionatit ka 2 fitore 1 barazim dhe 4 disfata. Mbetet dilema se kush do jetë pasardhës i Xhengis Rexhepit ekipin Drita, kur dihet se që të martën zhvillohet java e tetë e kampionatit?.

Lajme të ngjashme

Back to top button