Sela: Në krye të PDSH është një manipulator, Menduh Thaçi

“PDSH-ja është parti kombëtare, opsion kombëtar e keqja ka qenë se në krye të këtij subjekti ka qenë një manipulator, një njeri i cili ka manipuluar vullnetin e shqiptarëve andaj është e radhës që t’ju kërkojmë falje gjithë shqiptarëve, sidomos që kam ndikuar qetë një manipulator dhe një mashtrues të ndihmojë të mbijetojë në skenën politike, ju kërkojë ndjesë se kam mbajt gjallë një njeri të Mihajllkovit” tha sonte kreu i iniciativës për Reformim të PDSH-së Ziadin Sela në komunën e Zhelinës ku edhe u krijua këshilli iniciues në krye me Vllazrim Idrizi, njofton TetovaSot.

Ai më tej tha se kjo lëvizje përfaqëson anëtarin e vërtet të Lëvizjes së PDSH-së, PDSH-ja nuk është pronë individësh, PDSH-j është parti e popullit dhe ne kemi obligim të flasim me njerëzit deri dje që nuk na kane votuar, paskan pasur shkak, kjo është parti e cila synon që të atë që është interes i shqiptarëve dhe kjo është parti e shpresës dhe ndryshimeve dhe kjo do të jetë parti e shpresës kur Menduh Thaçi do të largohet nga PDSH-ja deri Sa Menduh Thaçi do të jetë kryetar i PDSH-së, PDSH-ja do të jetë parti e shantazhit, parti e cila bënë pazare me ata që ju bëjnë keq shqiptarëve.

“Menduhi është ai i cili ulet me xhelatin që i ka burgos shqiptarët, Thaci ka keqpërdor edhe dëshirën e fëmijëve për ta pasur prindin në shtëpi janë me qindra familje anëtar të PDSH-së që sot janë në burgje, janë me qindra fëmijë të cilët nuk e kanë prindërin dhe të dashurit e tyre në shtëpi, sepse Menduh Thaci duhet të mbijetoje në politik më asnjë çmim nuk duhet mbijetojë Thaci apo Sela në qoftë se është I dëmshëm” tha mes tjerash Sela.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. I lumte keti burri eshte njeriu i vetem i cili si suket ju then hundet gjakpiresve shqiptare Aliut dhe Menduhit

  2. Sipas deklaratès Zijadin , Ju paske ulè nè prehèr LSDM-sè. Shumè e ulèt pèr njè njeri qè premton shumè.

  3. Pdsh èshtè e anètarve tè saj dhe ska tè bèj me popull partia. E popullit èshtè Ushtria, policia, gjyqi, feja, parlamenti dhe institucionet shtetèrore.
    Hipokrit je ti

  4. Me tè vèrtet kèto janè akuza shumè tè rènda. Njeriu duhet tè mendoj mirè e mirè ,para se me i nxjerè prej goje!!!
    Edhe prej kètij politikani , s’ka azgjè , pasi don me çdo kusht t’ia arrij qèllimit…

  5. Pasi i shijove kariket e embla te M.TH. (Drejtor, Deputet, Kryetar etj.) tani kerkon FALJE, perdore fjalor te tipit (LSDM) Komunist, fyerje, sharje, ofendime. Trego kush je dhe cka keni aritur vete ju personalisht pa ndihmen e PDSH. dhe atyre te pergedhelmit e M.TH.

Back to top button