Fjalët e Berishës prekin demokratët, përlotet Majlinda Bregu (Foto+Video)

Fjalimi i ish-kreut të PD-së Sali Berisha në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike ditën e sotme ka përlotur deputeten Majlinda Bregu.

Fjalët e liderit historik të PD-së, lidhur me dorëheqjen e tij nga kreu i kësaj force politike dhe me të ardhmen e PD-së, sollën lotë në sytë e demokratëve edhe ditën e sotme, ashtu siç ndodhi edhe më 26 qershor 2013.

“Unë kam bërë zgjidhjen time përfundimtare. Së bashku për 23 vite kemi bërë realitet ëndrrat më të bukura të njeriut, anëtarësimi në NATO, pavarësia në Kosovë. Vërtet në 26 qershor dhashë dorëheqjen nga PD, por edhe 2 jetë po të kisha me punë ditë e natë nuk do t’i shpërbleja ju për atë që keni bërë për mua. Ndaj do vazhdojmë me ju në këtë betejë, deri në fitoren tonë e merituar”, tha Berisha.

Kanë qenë këto fjalët të cilët kanë prekur edhe deputeten Bregu, e cila e përlotur përqafoi ish-kryeministrin në fund të fjalimit të tij./ Shqiptarja

majlinda ne lot

majlinda ne lot 1

majlinda bregu

 

Lajme të ngjashme

Back to top button