Shkupi nuk njeh kundërshtar!

Fc Shkupi nuk njeh kundërshtar në Ligën e dytë. Djelmoshat nga Çairi kësaj radhe nuk e patën aspak problem të fitojnë si mysafir ndaj Gostivarit.

Në pjesën e parë dominoi skuadra vendase ku disa herë krijuan raste për shënim por nuk pati gola.

Me fillimin e pjesës së dytë Shkupi ishte krejtësisht ndryshe nga pjesa e parë. Goli i parë në këtë ndeshje u shënua nga Ardian Nuhiu në minutën e 47 .

Rezultatin e dyfishoi Goran Maznov në minutën 53 , kurse golin e vetëm për skuadrën vendase e shënoi Brilan Syla nga pika e bardhë në minutën e 76./ Portalb

Ndeshjet tjera përfunduan kështu:

Mladost 2-1 Kozhuf

Skopje 0-0 Vrapçisht

Meqedonia GJ.P 1-0 Euromilk

Napredok 3-1 Drita

Lajme të ngjashme

Back to top button