Deformimet e “iPhone6 Plus”, reagon Apple

“Apple” ka reaguar pas pretendimeve nga përdoruesit për deformime të “iPhone 6 Plus”, duke thënë se ato janë mjaft të rralla nëse smartphone do të përdoret normalisht.

Mediat në të gjithë globin kanë transmetuar lajmin, pasi blerësit e smartphone-t të ri “iPhone 6 Plus” kanë shfaqur irritimet e tyre nëpër rrjetet sociale, pasi kanë kuptuar se telefonat e tyre janë shtrembëruar gjatë futjes së tyre në xhepa.

“Apple” tha se ankesa ishte bërë vetëm nga 9 klientë. Në deklaratën e kompanisë thuhej se alumini i përdorur për veshjen e aparatit ka një forcë ekstra, gjithashtu ka edhe pjesë çeliku dhe titani që përforcojnë aparatin.

Lajme të ngjashme

Back to top button