125 dijetarë islam, letër drejtuar ISIS-it

AMMAN (AA) – Në letrën drejtuar liderit të ISIS dhe të vetëshpallurit Halife, el-Bagdadi, e firmosur nga 125 dijetarë Mysliman nga vende të ndryshme të botës thueht se shpallja e Kalifatit nuk mund të bëhet pa pasur një pëlqim nga e gjithë Bota Islame, raporton Anadolu Agency (AA).

Në letrën drejtuar Ebu Bekir el-Bagdadi thuhet: “Nuk është e lejuar të shpallet Hilafeti pa pëlqimin e të gjithë Botës Islame”

Në letrën e cila mbante firmat e dijetarëve nga shtetet, Arabia Saudite, Jordania, Palestina, Egjipti, Tunizia, Irak, Sudan, Jemen, Turqi, Anglia, Franca, SHBA, Suedia, Bosnja Hersegovina, Italia, Belgjika, Bullgaria, Argjentina, Kanadaja, India, Kina, Malajzia, Indonezia dhe Nigeria thuhet:

“Në Islam është e ndaluar; të vrasësh të pafajshmit, të vrasësh të dërguarit, gaztarët, të quash qafir atë të cilin nuk e nxjerr hapur kufrin, të sillesh keq me “Ehli-Kitabin” (pjestarët e feve hyjnore) dhe të rivendosësh robërinë gjë e cila është ndaluar me unanimitet nga feja Islame, të detyrosh njerzit te futen në Islam, të marrësh të drejtat e fëmijëve dhe grave nga duart, të dëmtosh kufomat e të vdekurve, të bësh tortura dhe ti adresosh ato Islamit ose të thuash që je duke i bërë në emër të Allahut, si dhe të prishësh varret e Peygamberëve apo shokëve të tyre. Gjithashtu Islami e ndalon shpalljen e Hilafetit pa një vendim unanim të gjithë Botës Islame”./ Mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button