Recension: Shpallje e madhe: Qeveria punëson 180 punëtorë – rroga deri në 20.000 denarë

Cili është përfitimi i publikut në rastin kur bëhet një “copy-paste” i thjeshtë i shpalljeve të institucioneve të ndryshme shtetërore nëpër media dhe pastaj, pa asnjë fije turpi, ato prezantohen si informacion gazetaresk? Përgjigja është: pothuajse aspak. Është e palejueshme që shpalljet komerciale, qoftë ato edhe për punësim në administratën shtetërore – “punën momentale të ënderrave” në vend, të gjenden në vendet ku (duhet të ketë) ka produkte të mirëfillta gazetareske me të gjitha karakteristikat e tyre të cilat i dallojnë ato nga tekstet tjera dhe reklamat e paguara. 

24Linku deri te artikulli origjinal: Shpallje e madhe: Qeveria punëson 180 punëtorë – rroga deri në 20.000 denarë

Data dhe koha e publikimit: 16.09.2014, 10:40

Data e recensionit: 18.09.2014

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

SHËRBIM MEDIATIK THJESHT PËR INTERESA TË QEVERISË

Befason mungesa e plotë e përpjekjes nga ana e gazetarit në këtë tekst. Siç theksova, në këtë rast kemi vetëm kopjim të një shpalljeje qeveritare dhe futjen e saj në kategorizimin e përgjithshëm “biznesi”. Kjo le hapësirë për dyshim se ndoshta në prapavijë ka ndonjë marrëveshje biznesi, gjegjësisht shpallje të paguar. Pyetja është se nëse bëhet fjalë për reklamë, pse kjo nuk është theksuar në mënyrë të qartë? Nëse shkruante PPE (program propagandues ekonomik), atëherë nuk do të kishte problem, mirëpo kështu krijohet përshtypja se publikut i ofrohet diçka që është si produkt gazetaresk, edhe pse nuk përmban as “g” nga gazetaria, i cili megjithatë në esencë është reklamë klasike.

“Duhet të ekzistojë ndarje e qartë mes reklamimit dhe tekstit gazetaresk me ilustrim” – neni 6 o Kodit të gazetarëve.

Nëse e shohim variantin tjetër – se, megjithatë, është informatë e cila nuk ka lidhje me reklamën, përsëri hasim në problem. Nuk mundet, së paku në një gazetari normale vetëm të shkruhet, ose nëse doni të kopjohet, se qeveria do të punësojë madje 180 persona еdhe atë me rrogë të paralajmëruar bombastike deri në 20.000 denarë, dhe gjatë kësaj të mos ketë a përpjekje minimale të preket esenca e storjes – për çka do të pranohet ky numë i madh i punëtorëve administrativë në Sekretariatin për implemenetimin e Marrëveshjes së Ohrit, çka do të punojnë këta njerëz, sa janë punësuar në periudhën e kaluar… Këto janë vetëm pyetjet kryesore që e presin përkushtimin e gazetarit, për shkak se pastaj vetëvetiu dalin temat e ardhshme: sa do të ngarkohet buxheti, sa njerëz gjithsej punojnë në sekretariat, a ka nevojë reale për ta etj. Gjithsesi, që edhe mund të pritet nga artikujt e këtillë, nuk është treguar asnjë lloj interesimi të kërkohet diçka më tepër nga ajo që qeveria e ofron si informatë të gatshme, aq më tepër e plotësuar me një link deri te ueb-faqja zyrtare e organit kompetent. Çka është kjo, nëse nuk është shërbim mediatik për interesa të pastra të qeverisë, e cila fiton publicitet plotësues për politikat e saj, pa asnjë pyetje plotësuese anësore. Absolutisht e papranueshme.

Ueb-faqet e institucioneve shtetërore janë shërbime për qytetarët – një lloj tabele digjitale për shpallje, e mediat janë ato që duhet në kohë, objektivisht dhe me vërtetësi të informojnë, në mes tjerash edhe për veprimet dhe efektet e masave qeveritare siç janë për shembull, punësimet shtetërore.

Lajme të ngjashme

Back to top button