Ilir Shaqiri publikon romanin “Tan Temali”

Këngëtari kosovar  Ilir Shaqiri vjen për publikun kosovar me romanin e tij “Tan Temali”. Ky libër rrëfen për ngjarje historike dhe kulturore që e kanë shënuar jetën e brezit tonë: jetën e brezit që e krijoi lëvizjen kombëtare e cila, më në fund, solli atë që aq gjatë është ëndërruar prej të gjithë brezave shqiptarë: solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, shkruan KultPlus.

Akademik Rexhep Qosja ka shkruar, në parathënien e librit, se në këtë roman lexuesi do të gjejë jo vetëm kulturë krijuese dhe mbamendje të pasur, por edhe imagjinatë të papritur, që tregohet përmes krijimit të ndjenjave, mendimeve, përjetimeve, shprehjeve, shfaqjeve të shumëllojshme të botës së protagonistit dhe të personazheve. Libri është botuar nga Shtëpia Botuese “Toena” ndërsa do të promovohet të premtën prej orës 12:00 në “Sheshin 21”, në Prishtinë. Ilir Shaqiri vjen me romanin Tan Temali

Lajme të ngjashme

Back to top button