James Bond apo Vladimir Putin? (VIDEO)

Tashmë dihet se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është një tip maço. Kësaj here ai është zhytur në fund të oqeanit me një nëndetëse që të kujtonte një nga filmat e agjentit James Bond.

Presidenti zbriti në thellësinë 60 metra për të parë mbetjet e fregatës Oleg, që është mbytur në vitin 1869.Putin është kritikuar megjithatë për këto shfaqje si tip i fortë.

Gjithmonë pranë tij është një kamera dhe një fotograf. Në një rast ai u fotografua duke qetësuar një tigër të Siberisë. Në një rast tjetër madje ai po bashkëdrejtonte një avion ushtarak.

Presidenti ka publikuar edhe një DVD se si të mësosh xhudo me Vladimirin./ Panorama

Lajme të ngjashme

Back to top button