Shiko me të dy sytë

Ne kemi prirje të jemi ekspert në vërejtjen e gabimeve të njerëzve dhe në komentimine  e tyre. Por, ne rallë bëhemi në vërejtjen e të mirave që i kanë dhe gjërat e mira që i bëjnë me qëllim që të komentojmë pozitivisht.

Ta marim shembullin e një mësuesi me nxënësit e tij. Të gjithë mësuesit kanë prirje t`i kritikojnë nxënësit përtacë, të cilët nuk punojnë dhe ghithmonë vonohen në orët e mësimit. Megjithatë, jo shumë mësues komentojnë për nxënësit punëtorë, të përpiktë dhe të cilët kanë bukërshkrim.

Ne gjithmonë i kritikojmë gabimet e fëmijëve tanë, por pak i lavdërojmë kur të bëjnë gjëra të mira. Kjo na bën t`i humbim shumë shanse përmes të cilave ne mund t`i fitojmë zemrat e të tjerëve.

Për rrjedhim, prej shkathtësive më të rëndësishme është lavdërimi i gjërave të mira që njerëzit i kanë. Njerëzit e fisit të Ebu Musa el-Eshariut r.a kishin interesim të madh në lexim dhe në nxënie përmendësh të Kur`anit. Ndoshta, ata ia kalonin shumë sahabëve në leximin e Kur`anit me zë melodik. Njëherë ata e shoqëruan të Dërguarin a.s në një udhëtim. Kur njerëzit u zgjuan në mëngjes dhe u mblodhën, i Dërguari a.s tha: “ I njoh zërat e sahabëve tanë ësh`ari kur e lexojnë Kur`anin natën. Gjithashtu i di vendet e tyre vetëm duke e dëshuar leximin e tyre natën, pa pasur nevojë të informohem për këtë, thjesht e di nga dëgjimi i leximit të tyre.” (Buhariu dhe Muslimi)

Nëse do të ishte me esh`arit dhe do ta dëgjoje të Dërguarin a.s duke i lavdëruar ata para të tjerëve ti do të kuptoje se sa të entuziazmuar do të bëheshin ata.

Në një rast tjetër, pasi u zgjua në mesnatë, i Dërguari a.s e dëgjoi Ebu Musa el-Eshariun r.a duke lexuar Kur`an. Të nesërmen në mengjes i Dërguari a.s i tha: “ Sikur të më shihje duke e dëgjuar leximin tënd. Vërtet, ty të është dhënë një flaun nga flautat e familjes së Davudit.” Ebu Musa  r.a atëherë tha: “Sikur ta dija se po më dëgjoje, unë do të përpiqesha që ta zbukuroja leximin më shumë.”

Po, i Dërguari i Allahut kurrë nuk i fshihte ndjenjat e tij. Ai i ndante ato me familjen e tij. Ashtu siç i tregonte keqbërësit për gabimet e tij, njësoj ai e lavdëronte mirëbërësin për mirësinë e tij.

Amr ibn Taglir r.a ishte prej sahabëve. Ai nuk ishte i ditur si Ebu Bekri, e as trim si Omeri r.a e as memoruez i fortë si Ebu Hurejra. Megjithatë, zemra e tij ishte e mbushur me besim dhe i Dërguari a.s e dinte këtë. Një ditë kur i Dërguari a.s ishte i ulur, tek ai erdhi ca pasuri të cilën filloi ta shpërndante në mesim e njerëzve. I dërguari a.s kishte një mënyrë të veçantë për shpërndarjen e sadakasë, plaçkës së luftës ose dhuratave. Ai kur nuk ua jepte ato në mënyrë arbitrare njerëzve, përkundrazi, ai e ndiqte pilitikën e tij, ai u jepte disave dhe nuk u jepte të tjerëve. Megjithatë, disa që nuk merrnin asgjë nga plaçka e luftës ose sadakaja filluan të mendonin keq dhe si rezultat pyetnin pse nuk kishin marrë asgjë.

Kur i Dërguari a.s në një rast të tillë e zbuloi këtë ai vendosi t`ua pastronte zemrat e tyre nga këto ndjenja të këqija para se të keqësohej situata. Ai u ngrit para njerëzve, e falënderoi Allahun dhe tha: “Për Allahun, unë u dhashë disa njerëzve dhe i lashë të tjerët. Atë që e lashë pa asgjë është më i dashur tek unë sesa ai që i dhashë. U dhashë disa njerëzve për shkak të mungesës së durimit te ta dhe pakënaqënisë në zemrat e tyre. Të tjerët i lashë për shkak të kënaqësisë dhe mirësisë që Allahu u ka dhënë dhe njëri prej tyre është Amr ibn Taglib.”

Kur amri e dëgjoi këtë lavdërim para njerëzve, ai u gëzua shumë. Ai gjithmonë e transmetonte këtë hadith dhe thoshe: “ Fjala që i Dërguari i Allahut e tha është më e dashur për mua sesa devetë e kuqe, që janë më të bukurat.” (Buhariu)

Një ditë Ebu Hurejra r.a erdhi dhe e pyeti të Dërguarin a.s : “Cili është personi më fatlum, që do ta fitojë ndërmjetësimin tënd në Ditën e Ringjalljes?”

Kjo ishte vërtet pyetje e mirë. Sigurisht se shumë më e mirë sesa pyetja që një person tjetër e parashtroi: “Kur është Kiameti?”

I Dërguari a.s e tha këtë me qëllim që ta inkurajonte Ebu Hurejren : “Isha i sigurt se askush nuk do t`ju paraprinte në parashtrimin e kësaj pyetje, për shkak të vendosmërisë tënde, që e kam vërejtur, në kërkim të dijës. Personi më fatlum për ndërmjetësimin tim në Ditën e Ringjalljes është ai që ka thënë: “Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përvec Allahut, me sinqeritet nga zemra.”

Selman el-Farisiu ishte nga sahabët më të mirë, ndonëse ai nuk ishte arab. Ai ishte djali i një person fisnik, babai i të cilit e donte shumë dhe e mbante shumë afër vetës, aq shumë saqë e mbyllte në shtëpi nga frika se mos i ndohte dicka.

Allahu e futi besimin në zemrën e Selman r.a. Ai e la shtëpinë e babait dhe udhëtoi në Siri në kërkim të të vërtetës. Një person e mashtroi dhe e shiti si rob për një çifut, duke pretenduar se ai ishte rob. Pas shumë ngjarjeve të tjera ai arriti tek i Dërguari a.s.

I Dërguari i Allahut e çmonte shumë atë. Një ditë ai ishte ulur me shokët e tij. Atij i zbriti surja el-Xhuma. Ai filloi t`ia lexonte atë shokëve të tij derisa ata e dëgjonin me vëmendje. Ai e lexoi: “Ai është që arabëve të pashkolluar u dëgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t`ua lexojë ajetet e Tij, t`i pastrojë ata, t`ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme.” (El-Xhuma, 2)

Kur e lexoi: “(U dergoi) edhe të tjerëve që nuk i arritën ata, Ai ështëngadhënjyesi, i urti.” Njëri prej sahabëve tha: “Kush janë këta njerëz, o i Dërguari i Allahut?” Ai nuk u përgjigj. Ai pyeti përsëri : “Kush janë ata njerëz, o Dërguari i Allahut?”

I Dërguari i Allahut u kthye kah Selmani, e vendosi dorën mbi shpinën e tij: “Edhe nëse besimi do të ishte afër Pleiades, një njeri në mesin e tyre (persianëve) sigurisht do ta gjente atë.” (Buhaiu dhe Muslimi)

Një pikëpamje…..

Bëhu optimist dhe mbaj mendime të mira për njerëzit. Inkuaroi ata, që të japin më tepër.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button