Dëgjoni korrespodentët

Lee-Miller-in-Hitlers-bath-Hitlers-apartment-Munich-Germany-1945-detail-1024x588
Lee Miller, korrespodent ushtarak nga Lufta e Dytë Botërore. Këtu është inçizuar në kadën e Hitlerit, 1945. Nuk është e qartë se a ka pasur kushte më të mira për punë nga korrespodentët e tanishëm. Fotografia: Lee Miller Archives

Kushtet për punë të gazetarëve të Maqedonisë janë të këqija, kjo është një temë e absolvuar, por kushtet e korrespodentëve të Maqedonisë me një fjalë janë – të pamundshme! Thjesht është e pamundur të jeni të mirë, kualitativë, profesionalë kur jenë shndërruar në tezgaxhi prej një medieje në medie tjetër. Dhe e gjithë kjo më shpesh – me angazhim honorarik, që është eufemizëm për punë në të zezë.

 

Shkruan: Таmara Çausidis

 

Si mendoni – sa i lirë, sa me guxim dhe pa kompromis mund të punojë që gazetar që paguhet 4.000 denarë? Si mendoni – sa krenar dhe me dinjitet ndjehet ai kur nga ajo shumë duhet pronarit t’i kthejë 1.700 denarë për shkak se në mënyrë plotësuese punon si korrespodent për një medie nacionale, ndërsa përdor kamerë dhe material të inçizuar nga media lokale? Për shkak se pronari i posedon edhe kamerën, edhe materialin edhe kamermanin, por edhe shpirtërat dhe dinjitetin e të punësuarve.

Si mendoni sa kualitative është puna e gazetarit që duhet të prodhojë tetë kontribute në ditë nëse dëshiron të nxjerë rrogë minimale? Sa herë mund t’i verifikojë faktet, sa shpesh mund të përgatitet për temën kur në një ditë duhet të shkruajë për subvencionet, për ndërtimet pa leje dhe për festivalin e filmit?

A ju shokon ky foto-robot i korrespodentit nga ndonjë qytet në brendi të Maqedonisë? Nuk e keni ditur apo nuk doni ta dini? E pastaj shumë vetë, me gojën plotë, e kritikojnë kualitetin e kontributeve, kualitetin e gazetarisë në Maqedoni.

Kushtet për punë të gazetarëve të Maqedonisë janë të këqija, kjo është një temë e absolvuar, por kushtet e korrespodentëve të Maqedonisë me një fjalë janë – të pamundshme! Thjesht është e pamundur të jeni të mirë, kualitativë, profesionalë kur jenë shndërruar në tezgaxhi prej një medieje në medie tjetër. Dhe e gjithë kjo më shpesh – me angazhim honorarik, që është eufemizëm për punë në të zezë. Pa kontratë, pa stazh, pa asnjë garancë se një ditë do të merrni vetëm një e-mail, ose porosi telefonie, si do që të jetë, me të cilën do t’ju informojnë se më nuk jeni i nevojshëm.

Nuk jeni i nevojshëm për shkak se media për të cilën punoni ka vendosur të kursejë, kështu që fillojnë nga honorari juaj, nuk jeni të nevojshëm për shkak se keni kritiikuar ndonjë bos lokal, nuk jeni të nevojshëm për shkak se një i pavlerë ambicioz që dëshiron të merret me gazetari nga hobi ka vendosur se mund të punojë më shumë dhe më lirë se sa ju. Shkaqet janë të shumta, e rezultati gjithmonë i njëjtë.

Humbja e punës, edhe atëherë kur është e pritutr dhe e paralajmëruar, është një stres i madh. Disa e krahasojnë me stresin e humbjes së ndonjë njeriu shumë të afërt. Prandaj edhe ligjdhënësi parasheh një procedurë të gjatë nëpër të cilën kalohet gjatë ndërprerjes së marrëdhënies së punës. Njerëzve u duhet kohë të adaptohen, të gjenden në situatën e re. Kjo vlen atëherë kur kanë marrëdhënie të rregullt pune. Nëse nuk kanë punë të rregullt, atëherë atë stres e përjetojnë për çdo ditë. Dhe me atë stres punojnë. Mirëpo problemi i gazetarëve është ajo se puna e tyre nuk është mekanike, nuk është e automatizuar, ata krijojnë, ata dëshmojnë, ata janë sytë, veshët dhe zëri i publikut. A ju çudit fakti që ky zë kohët e fundit është i pakontrolluar? Herë pas here histerik? Dëgjoni gazetarët kur flasin për kushtet e punës dhe më nuk do t’ju vijë çudi.

Dëgjoni korrespodentët, jepjuani fjalën atyre njerëzve që e njohin terrenin më se sa cila do qoftë madhësie gazetareske në Shkup, të cilët e dijnë se kush janë bosat dhe eminencat gri në vendin e tyre, të cilët e dijnë se si arrihet deri te informata dhe prej ku ta kërkojnë atë, ta punojnë punën e tyre me nder, me rroga të ndershme dhe pa frikë se në çdo moment mund ta humbin punën. Kështu dhe vetëm kështu, do të kemi fjalë të informuar dhe të artikuluar, në vend se të ngushtuar dhe të dezorientuar nga brendia e vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button