Ardian Nuhiu i filloi stërvitjet me Shkupin (FOTO GALERI)

Në seancën e sotme stërvitore të KF Shkupi janë parë të gjithë përforcimet e eraja të klubit, ndërsa skuadrës shkupjane tani më i është afruar edhe Ardian Nuhiu, një futbollistë që ka dhënë shumë për këtë klub.

Edhe pse ende Ardiani nuk ka arritur asnjë marrëveshje me skuadrën e tij të zemrës, ai ka potencuar edhe një herë se në rast se nuk angazhohet në ndonjë ekip në kategori më të lartë, pa dyshim se zgjedhja e tij e parë do të jetë pikërisht KF Shkupi.

“Ka disa ditë që jam në bisedime të drejtpërdrejta me skuadrën e Kastriotit nga Kruja dhe prej të cilëve kam marrë dritë jeshile se më dëshirojnë në kampin e tyre. Por bisedimet përfundimtare do të zhvillohen me 20 korrik, ndërsa për këtë kohë kam biseduar me trajnerin Visar Ganiu dhe jemi marrë vesh që të stërvitemi së bashku që të ambientohem në këtë klub”, ka thënë për “Portalb” Ardian Nuhiu.

(Leonard Kallaba erdhi nga Rrufeja e Miletinës)

Në mesin e atyre që stërviteshin ishin edhe futbollistët e ardhur nga Rrufeja e Miletinës Leonard Kallaba dhe Mentor Idrzi, si dhe portieri i skuadrës Burhan Mustafa, Minas Osmani nga KF Drita dhe futbollisti i Gostivarit Boban Xhangarovski.

(Mentor Idrizi erdhi nga Rrufeja-M)

Risi te ekipi i Shkupit është se tani stafit të trajnerëve i është shtuar edhe një ndihmës, pasi së bashku me Visar Ganiun dhe Meriton Berishën po punon edhe Zekirija Ramadani.

(Zekirija Ramadani tani në rolin e ndihmës trajnerit)

Nga KF Shkupi kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen këtu me përforcime, pasi që javës në vazhdim priten dhe disa emra të konfirmuar në futbollin vendor. Dihet se liga e Dytë do të jetë shumë e fortë me skuadra që kanë luajtur kohë të gjatë në elitën e futbollit.

(Minas Osmani erdhi nga KF Drita)

Me sistemin e ri në kampionatin 2014/15 kjo ligë do të numëroj vetëm 10 ekipe, andaj në këtë kampionat të sigurt për të mbijetuar do të jenë vetëm ekipet që do të jenë nga pozita e tretë deri në të gjashtën, kurse tre ekipet (7, 8, 9) do të luajnë balotazh me 5 ekipet kampione të ligave të treta. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button