Samsung Galaxy Note 4 ka ekranin më të mirë në treg

DisplayMate, një kompani e njohur, e specializuar në testimet e ekraneve, e ka vlerësuar Samsung Galaxy Note 4 si një nga telefonat inteligjentë me ekranin më të mirë në treg. Ekrani 5.7 inç i Note 4 ka rezolucion 2560 x 1440 pikselë dhe densitet 518 pikselë për inç.

Nga testet e kryera, kjo kompani doli në përfundimin se ekrani i Galaxy Note 4 është më i miri në treg, madje është më i mirë se ekrani AMOLED tek Galaxy S5 dhe Galaxy Tab S.

Galaxy Note 4 ka marrë pikë të larta për saktësinë e ngjyrave, shkëlqimin, shikimin e ekranit në kushte të larta ndriçimi dhe për efikasitetin e energjisë së ekranit.

Ky telefon inteligjent ka ngjyrat më të sakta nga të gjitha telefonat inteligjentë dhe tabletët që kompania ka testuar. Ky telefon ka ekranin me rezolucionin më të lartë në treg, i cili është sy dyfishi i një HDTV modern, si dhe më i mprehti i telefonave inteligjentë që janë aktualisht në shitje. (Tribuna)

Lajme të ngjashme

Back to top button