Kjo është makina me të cilën do lëvizë Papa në Tiranë. Mbërriti sot nga Italia

Kjo është makina me të cilën do të lëvizë Papa Francesku në kryeqytet ku do të përshëndesë ata qindra persona që do e presin ditën e dielë në tokën shqiptare.

Makina me të cilën Papa do të udhëtojë drejt Tiranës ka mbërritur nga Italia në portin e Durrësit rreth orës 08:00 të mëngjesit. Automjeti tip Benz G Class ngjyrë e bardhë me targa SCV1 (Status Civitatis Vaticanae) dhe e zbuluar u transportua me target të linjës Bari-Durrës.

Ky lloj tipi është modifikuar posacërisht për Papa Franceskun në këtë vizitë të tij në Shqipëri.

Nën masa të rrepta sigurie nga Garda e Republikës, makina u zhvendos në ambientet e Presidencës në Tiranë për të qendruar aty deri të Dielën e 21 Shtatorit, kur Ati i Shenjtë do të mbërrijë në Shqipëri.

Automjeti sic e shihni dhe në foto besohet se është i njëjti me atë që ka lëvizur dhe Papa Benedikti XVI.

papa

Lajme të ngjashme

Back to top button