Adnan Dibrani, fiton mandatin e deputetit në Parlamentin suedez

Në Suedi dje u zgjodhën 349 delegatë të parlamentit të Suedisë (Riksdagen), si dhe delegatët e 20 parlamenteve rajonale dhe të 290 kuvendeve komunale.

Ne regjionin e Halandit ne Suedi, në listën e Partisë Socialdemokrate, me numër rendor 3 ishte dhe Adnan Dibrani, i cili sikurse dhe para katër viteve mori më së shumti vota në regjionin e tij.

Në ditët ne vijim pritet të formohet Qeveria suedeze, ku Adnan Dibrani mund të jetë pjesë e saj, transmeton Telegrafi.

Ndikim në fitoren bindëse të tij kane dhe shqiptarët e Varbergut, Falkemberg, Halmstad, Laholm etj. Ndërsa, sa i përket kandidatëve tjerë vlen të përmend se Adrian Kaba nga Malmo për njëmijë vota nuk arriti te behet shqiptari i dytë ne Parlamentin suedez.

Kandidatet e tjerë nuk kanë marrë më shumë se 2 për qind të votave të partisë!

Lajme të ngjashme

Back to top button