Gostivari do të matë forcat me Renovën

Një ditë pasi të mësojnë orarin e ndeshjeve të sezonit 2013/2014, dy ekipet shqiptare të Ligës së Parë KF Gostivari dhe KF Renova kanë vendosur të zhvillojnë dhe një miqësore në mes vete.

KF Gostivari nga e hëna është ambientuar në Strugë ku do të qëndrojë për së paku 10 ditë. Përfaqësuesit e KF Gostivari kanë njoftuar se presin që të kenë ndeshje kontrolluese edhe me ekipet tjera nga rajoni, ndërsa si kundërshtarë të mundshëm përmend emrat e ekipeve të Zajazi, Karaormani dhe Vllaznimi.

Ndërsa nga ana tjetër ekipi i Renovës fazën përgatitore e ka filluar nga 10 korriku që do të zgjasë deri me 22 korrik, në Ohër.
Edhe pse Renova kishte filluar që më herët me kontrolluese, duke luajtur me ekipet e Ligës së dytë, KF Rrufeja-M dhe KF Vrapçishti, tani do të ketë një test më të fortë, kur përballë do të ketë dhe ekipin që po promovohet në Ligën e Parë, KF Gostovarin. Sipas informacioneve që mësojmë nga tabori i “gjipspuuesve, mësojmë se tani më janë caktuar dhe dy ndeshje tjera kontrolluese, ajo me Zajazin dhe ekipin e  Pelisterit.

Ndeshja KF Gostivari – KF Renova do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin e qytetit të Strugës me fillim në ora 17:00. / Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button