Lavrov: Sanksionet – shkatërrim i përpjekjeve për paqe në Ukrainë

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, thotë se sanksionet e reja evropiane kundër Rusisë, do t’i shkatërrojnë përpjekjet për përfundimin e konfliktit në Ukrainë, por se “pika nga e cila nuk ka kthim” ende nuk është kaluar në raportet Rusi – Bashkimi Evropian.

Në intervistën për gazetën spanjolle El Pais, të publikuar në faqen në Internet të Ministrisë së jashtme ruse, zoti Lavrov tha se sanksionet “kanë dërguar sinjal të mbështetjes direkte për palën në konflikt në Kiev”.

Mëtutje ai ka shfaqur besim për atë që e cilësoi si “rrjet i sigurisë” në marrëdhëniet Rusi – BE, që do tu mundësoj të dy palëve “jo vetëm për ripërtritjen e status kvo-së para konfliktit, por për të lëvizur përpara”.

Për arritjen e kësaj lëvizjeje, Lavrov konsideron se BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara “përfundimisht duhet ta dëgjojnë zërin e arsyes dhe ta ndalin këtë qark të gabuar” të sanksioneve hakmarrëse. Sipas tij, armëpushimi ndërmjet forcave të Ukrainës dhe separatistëve prorusë “po mbahet në tërësi”.

Lajme të ngjashme

Back to top button