‘Mizantropi’ i Teatrit turk-Shkup nesër mbrëma në ‘Verën e Ohrit’

– Premiera e parë nga gjashtë premierat e paralajmëruara në pjesën dramatike të “Verës së Ohrit” do të jetë shfaqja “Mizantropi” i Molierit në regji të Dragana Milloshevska-Popova, e cila nesër mbrëma do ta shfaq para Teatrit turk nga Shkupi.

Drejtori i teatrit, Atila Klinçe sot në konferencë për shtyp shfaqi kënaqësi nga mundësia për të marrë pjesë në manifestimin më të madh muzikor-skenik, me shfaqje të punuar me tekst të rëndë që paraqet sfidë për çdo shtëpi teatrale.

Regjisorja, Dragana Milloshevska-Popova tha se “Mizantropi” është sfidë personale për të, si temë e një kohe tjetër, rrethana të tjera shoqërore, por gjithmonë aktuale, jashtëkohore.

Aktori, Selpin Kerim, i cili e interpreton rolin kryesor – Alsest, tha se vetë vepra e tërheq aktorin të ballafaqohet me problemet që karakteri i sjell në vete./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button