Jakupi dhe Murtishi në KE për Universitete

Universiteti Shtetëror i Tetovës do të jetë i përfaqësuar nga dy karateistët Berat Jakupi dhe Shaban Murtishi që të dy vijnë nga Fakulteti i kulturës fizike pranë USHT-së. Dy përfaqësuesit janë të përgatitur maksimalisht pa lëndim dhe të përgatitur që të stolisin USHT me ndonjë nga medaljet. Pritet masivitet në këtë kampionat për Univesitete, ashtu si çdo vit ku edhe ka shumë kampionë evropian dhe botëror. 

Ky kampionat do të filloj të premten ku edhe do të paraqitet garuesi Shaban Murtishi i cili është kampion lojërave mesdhetare në Bari të Italisë dhe kampion shtetëror. 
Trajneri Arlind Huseini ka thënë se pret sukses nga dy garuesit. 
“Pres realisht që edhe Shaban Murtishi të tregoj cilësitë e tija në kategorinë -60kg dhe të arrin rezultat”. 

Një ditë më vonë, pra të shtunën, në kategorinë -84 kg do te paraqitet kampioni i trefishtë evropian dhe medalisti në kategorinë e seniorëve në Budapest Berat Jakupi. 
“Si udhëheqës i dy garuesve të reprezentacionit të USHT-së, në Budapest pres që të korrim suksese edhe pse jemi në numër të vogël, por besoj se jemi kualitativ.
Kam parasysh konkurrencën dhe aty sigurisht se do të ketë emra të njohur të karatesë, por ne si gjithmonë nuk dorëzohemi, pasi rezultatet që i kemi arritur nuk janë të vogla”, është shprehur Huseini. Ekspedita tre anëtarëshe do te udhëton ditën e mërkurë (17 korrik). / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button