Nesër shorti për kampionatin e Maqedonisë

Nesër në zyrat e Federatës së futbollit të Maqedonisë (FFM) do të bëhet tërheqja e shortit për kampionatin e ri 2013/14 në Ligën e parë dhe të atë të Dytë të futbollit. 
Në këtë edicion, në Ligën e parë do të garojnë 12 ekipe, ndërsa në të Dytën 16. 

Tërheqja e shortit do të bëhet edhe garat e Kupës së Maqedonisë. 
Shorti për Ligën e parë fillon në orën 12:00, për Ligën e Dytë në orën 12:30 dhe për kupën në orën 13:00. 

Në Ligën e Parë do të garojnë 3 ekipe shqiptare, janë Shkëndija, Renova dhe anëtari i ri KF Gostivari, ndërsa në të dytën konkurrenca është më e madhe, ku do të garojnë, KF Shkupi, KF Drita, KF Zajazi, KF Rrufeja-M dhe KF Vrapçishti.

Ashtu edhe sikurse kishim paralajmëruar më herët se nga ky kampionat garat do të jenë më të vështira, pasi nga sezoni 2014/15 do të ketë sistem të ri të garave. Kjo do të thotë se në fund të kampionatit 2013/14 katër skuadrat e fundit (9,10,11 dhe 12) largohen direkt në Ligën e dytë, ndërsa vetëm dy skuadrat e para të Ligës së dytë kualifikohen në Ligën e parë. 

Në Ligën e Dytë situata është edhe më e komplikuar, pasi me sistemin e ri në kampionatin 2014/15 kjo ligë do të numëroj vetëm 10 ekipe, andaj në këtë kampionat të sigurt për të mbijetuar janë vetëm ekipet që do të jenë nga pozita e tretë deri në të gjashtën, kurse tre ekipet (7, 8, 9) do të luajnë balotazh me 5 ekipet kampione të ligave të treta. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button