Melodi e ëmbël e trishtuar

Një melodi e trishtuar vibron ne veshin tim… 
Pa asnjë kuptim…
Perse po qaj?
Pse është  kjo melodi kaq e trishtuar… Mos ka zemër te thyer si unë?
Kjo melodi e bëri zemrën time të vdesë.
Jam e vdekur brenda.
Pa shpirt…
E humbur…
Vetëm…
Melodia ende po vibron duke u përsëritur… 
Pse je e trishtuar?
Po qan si unë…
Je duke e treguar historinë tënde dhe timen, apo?
Rashe ne dashuri me ty, melodi e ëmbël e trishtuar…
Te lutem vazhdo të vibrosh në veshin tim …
Qe ta di se nuk jam vetëm…
Jemi vetëm ti dhe unë…
Njeriu dhe melodia e trishtuar kundër botes…
Qëndro me mua…përgjithmonë…

Arta Abazi është një poete e re dhe shumë e talentuar. Është nga Shkupi, e lindur më 1996. Aktualisht është viti i dytë në shkollën e mesme të muzikës në Shkup. 

Lajme të ngjashme

Back to top button