Daullja e mbretërimit

Në Maqedoni kohët e fundit po fliten e përfliten shumë koncepte rreth politikës së jashtme të saj. Ndërsa, harrohet në praktimin e tyre pikë për pikë. Daullja e mbretërimit si sinonim i një snobizmi të pabazë, po kërkon nga pjesëmarrësit në vend që të qëndrojnë në këmbë. Duam apo s`duam, ne do t`i bindemi urdhrave të sovranit, ndërsa do të dalim në kundërshtim me vetveten dhe përditshmërinë tonë. Nuk e di për çfarë skandali mund të flitet këto ditë, kur vet tejzgjatja e këtij mbretërimi është skandal? Ndoshta edhe largimi prej problemeve aktuale të shoqërisë dhe marrja me disa probleme  të pa baza është strumbullar që orienton syrin dhe mendjen.

Në këtë kohë të frikës dhe shpresës, qytetarit të Maqedonisë nuk i ka ngelur asgjë përveç se vet solidarizimit. Në këtë pikë po qe se ky qytetar do të ishte egoist do të fundosej në rrugën pa kthim.

Daullja ka filluar të bie, mirëpo jo për ty. Ajo po tregon orientimin dhe këngën e cila duhet të këndohet e kërcehet. Nëse tenton që ta ndryshosh rrjedhën e këngës, atëherë ke ndryshuar ose ke tentuar ndryshimin e mbretërimit.  Ti dhe unë patjetër duhet që të kërcejmë në bazë të saj.

Koncepti mbret në botën demokratike ka devijuar. Nëse dikur me termin mbret nënkuptonim sovranin i cili bënte edhe ligjin edhe politikën, sot koncepti i mbretërimit ka derivuar në partinë ose në grupin e interesit i cili me të drejtë ose pa të drejtë, qëndron gjatë në pushtet si të ishte vet mbret.

Edhe pse në Ballkan e sidomos në Maqedoni praktikisht mbretëria është një gjë e pa shijuar dhe njohur, por teorikisht mund të themi se ekzistojnë shumë mbretëri duke nisur qysh nga Republika Sërpska, Republika e Kosovës, Republika e Serbisë, Republika e Shqipërisë, Republika e Maqedonisë, e Greqisë etj. Në të gjitha këto vende, çështja e pushtetit ose zgjatja e jetëgjatësisë së tij dhe ndryshimi i këtij pushteti bëhet gati se në vijën e njëjtë e të orkestruar nga ana e ambasadave të huaja. Popullsitë e Ballkanit të dhunuara psiqikisht prej mbretërive të tyre, kanë nevojë për një rehabilitim. Atyre i nevojitet që të edukohen dhe rriten me frymën e demokracisë.

Kur përmendim demokracinë në këtë shkrim, nuk e kemi qëllim demokracinë e hedhur jashtë kutive të votimit. E as që mendojmë për ndërhyrjen e dhunshme të Perëndimit në demokratizimin e jetës shoqërore në Turqi, në Egjipt, në Palestinë etj. Tri pushtete demokratike të zgjedhura dhe të mos njohura nga ana e Perëndimit direkt dhe indirekt janë ato në Turqi, në Palestinë dhe në Egjipt.

Me vota të lira dhe demokratike, Hamasi fitoi zgjedhjet në Palestinë. E tërë bota demokratike u çua kundër kësaj zgjedhjeje edhe pse pranuan se Hamasi është zgjedhur me vota të lira dhe demokratike.

Me vota të lira dhe demokratike partia AKP është zgjedhur si përfaqësuese shumicë në Turqi. E tërë bota demokratike qëndroi pas protestave të dhunshme në rrëzimin e kësaj qeverie.

Me vota të lira dhe demokratike, Partia për Liri dhe Drejtësi mori shumicën në parlamentin egjiptian dhe përfaqësues i tyre u zgjedh kryetar i shtetit të Egjiptit. Në mënyrë dinake u organizua një grusht shtet dhe e tërë bota demokratike po qëndron pas atij grusht shteti duke i imponuar Egjiptit një udhëheqësi siç duan ata, udhëheqësi e nënshtruar.

Ernest Heminguej në romanin e tij të famshëm i përmend kambanat dhe pyetjen ose mos pyetjen rreth tyre. Kambanat një ditë do të bien edhe për ty, kështu u shpreh ai. Ndërsa, daullja e mbretërimit ka filluar që të na shurdhoj veshët.

Ka thënë Mevlana Xhelaludin Rumi:

O ti, që të ka ardhur radha për të mirë,
Mos u gëzo fort për një gjë që është me radhë!
Ata që e kanë mbretërimin jashtë radhe,
I bien daulles në një vend mbi shtatë yje!”.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button