Hapet qendra  Info Point në Tetovë

Nesër në orën 11 në Rr. Ilinden, p.n. (përballë Xhamisë së Larme) në Tetovë Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në partneritet, me Entin Shtetëror për Pronësi Industriale të Republikës së Maqedonisë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Patentimit dhe Markave të Republikës së Shqipërisë, do të bëjnë hapjen e Info Point Qendrës në Tetovë.

Qendra do të funksionojë në kuadër të Projektit “Mbrojta e Markës së Produkteve nga Bashkëpunimi Ndërkufitar”, të financuar nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button