Velo fyen sërish: Myslimanët dhe Veriorët pjellin vetëm krim

Artisti dhe publicisti i njohur nga Shqipëria, Maks Velo provokon sërish. Pas reagimeve të shumta të një interviste të disa ditëve më parë ku ai u shpreh se myslimanizmi ka sjellë regres dhe ngadalësim të përparimit dhe shqiptarët veriorë kanë kriminalizuar shoqërinë, ai nuk tërhiqet nga ato që ka deklaruar.

Velo e vazhdon kryqëzatën e tij këtë herë në një intervistë në gazetën “Dita”, ku i përgjigjet reagimeve që ngjalli ideja e tij

“Në fakt, unë i prisja këto reagime- thotë Velo. E vërteta është se unë i kam thënë edhe më herët këto gjëra, më saktë ka njëzet vjet që i them. Nuk është ndonjë sakrilegj të thuash atë që mendon, kur e mbështet në realitetin e gjërave, në faktet dhe shifrat. A është gënjeshtër të thuash se myslimanizmi përgjithësisht ka sjellë regres dhe ngadalësim të përparimit? Po kështu edhe shqiptarët veriorë në lidhje me produktin e kriminalizimit të shoqërisë” shprehet Velo.

Pastaj vazhdon: “Ata që më shajnë, sidomos nga Veriu, thonë këtë gjë: Na pranoni kështu siç jemi, bashkë me krimin që prodhojmë. Na pranoni me informalitetin, vjedhjen e energjisë, ndërtimet lukuni pa leje, me gjithçka antiligjore. Por ata kanë një problem, se nuk bëjnë një bilanc. Shifrat e krimeve, volumi dhe shpeshtësia e tyre flasin vetë. Padyshim që ka shumë shkaqe, por kjo është e vërteta dhe unë jam për të vërtetën. Nuk mund të fshihemi me lojëra fjalësh dhe artifica. Le të marrim e të numërojmë me çfarë janë mbushur burgjet e vendeve të tjera, të Italisë, Greqisë, Anglisë etj, deri dhe në Amerikë flitet për krimin shqiptarë që vjen nga veriu i vendit”.

Pak a shumë si per veriorët Velo mendon edhe për Muslimanët. Dhe ai nuk heq dorë nga ideja e tij. Ai pretendon se muslimanët janë përtacë dhe nuk e kanë bazuar kulturën e tyre të jetesës tek puna, por tek krimi.

”Le të marrim një hartë të Shqipërisë, dhe le të vëmë nga një pikë, apo gjilpërë, kudo ku është mbjellë dhe mbillet hashashi, droga në këtë vend. Ju siguroj se nuk do të gjeni asnjë zonë ortodokse. Pse? Sepse për kulturë, për formim dhe mënyrë jetese, i janë kushtuar punës, prodhimit, djersës së tyre. Kjo më bën mua anti feve të tjera? Le të marrim Lazaratin, një fshat mes një zone me fshatra ortodokse minoritare. Asnjë nga këto fshatra nuk është marrë me hashash. Terreni, vështirësitë etj janë njësoj, por ata i janë kushtuar punës, tregtisë, bujqësisë etj. Tani i bie që meqë them të vërtetën, jam antishqiptar? Jo zotëri…” shprehet me tej ai.

Reagimet pas intervistës se Velos kanë qenë të shumta aq sa shumëkush e ka quajtur atë jo të çmendur sic pretendon ai vetë, por një anti shqiptar të kulluar. /Albeu

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Nuk ja vlen te komentohet nje njeri si Ti por po me detyron. A e ke pyetur veten se PSE ndodhin keto pune ne keto vende.Sefbija nuk investoj asnjeher ne kosov se ishin sllav dhe e shtypi dhe e la kosoven ashtu si e la. Maqedonia nukinveston ne vendet shqiptare-muslimane leket tona i investon ne vendet maqedone-sllave jo muslimane o Ti. Qeveritaret e shqiperis qe kan qen gjithmon me shumic j… jo musliman e jo verior nuk kan investuar asnjeher ne keto vende por kan punuar si Serbet e si Maqedonasit e mandej shqiptari -musliman eshte i detyruar te miret edhe me disa pune qe as une nuk i arsyetoj por o TI kerkoje shkakun dhe kerkoj fajtoret. Nuk ka faj feja islame se ajo meson dhe keshillon mir te gjitha te mirat e kesaj bote i ke nga Allahu o Ti.

Back to top button