Afro 100 mijë nënshkrime kundër projektit “Fusha e Lukovës”

“Ekologjia – Prioritet”, njoftoi se janë afruar 100 mijë nënshkrime kundër ndërtimit të hidrocentrales “Fusha e Lukovës.

Ky peticion elektronik doli pas rezolutës së Unionit ndërkombëtarë për ruajtjen e natyrës (IUCN) dhe përkrahjen e 100 ekspertëve të cilët ishin njëzëri në qëndrimin e tyre se parkun nacional Mavrovë nuk ka vend për projekte hidroenergjetike.

Afro 100 mijë qytetarë kanë kërkuar nga Banka  Ndërkombëtare dhe EBOR të tërhiqen nga financimi I projektit hidroenergjetik “Fusha e Lukovës” . Ata kanë dërguar mesazh te qeveria që të tërhiqen nga qëllimi për realizimin e dy hidrocentraleve”, thonë organizatorët të cilët i dërguan letër edhe kryeministrit Nikolla Gruevski.

Peticioni elektronik ka filluar me 9 prill ndërsa përkrahje është mundur që t’i jepet deri më 5 shtatorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button