Izraeli bashkëpunon me SHBA-në kundër ISIS

Shërbimi ushtarak izraelit është duke bashkëpunuar thellësisht me SHBA-në, për të shkatërruar celulat e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, njofton agjensioni rus i lajmeve, RT.

Aleanca mes dy vendeve ka të bëjë kryesisht me fluturimin e aeroplanëve spiun izraelit, që të gjejë vendndodhjen e ushtarëve të ISIS, ku më pas ta ketë më të lehtë bombardimin aeroplanët amerikanë.

Mbi këto të dhëna nuk ka dashur të komentojë ministria e brendshme izraelite duke thënë se “ne nuk komentojmë asistencat e këtilla”.

Sipas informative anonime, aleanca kundër ISIS, ka arritur në 40 shtete, ku mes tyre janë edhe Turqia, Jordania dhe Arabia Saudite.

Prej 8 gushtit, SHBA ka bombarduar 120 vende të kontrolluara nga ISIS, duke ndalë njëkohësisht edhe ekspansionin e mëtejshëm të tyre. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button