Ambrosini i lumtur te Fiorentina, Milani e kaluar

Massimo Ambrosini i është bashkuar Fiorentinës si futbollist i lirë, pasi që i skadoi marrëveshja me Milanin, dhe në konferencë për media ka thënë se “rossonerët” janë e kaluara, derisa “viola” skuadër me të cilën kërkon suksese.

“Jam shumë i ngazëllyer, ky është rast i shkëlqyeshëm për mua dhe do të dëshiroja që t’i falënderoj krerët e klubit tim të ri që më ofruan këtë mundësi. Milani? Tash është e kaluar, unë jam futbollist i Fiorentinës dhe dëshiroj vetëm për të flas”, ka thënë Ambrosini në prezantimin zyrtarë në Firence.

Lajme të ngjashme

Back to top button