Abate në radarët e Arsenalit

Drejtuesit e Arsenal kanë shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë të Milan dhe kombëtares italiane Ignazio Abate. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja angleze “Daily Mirror”.

Sipas kësaj gazete, “Topçinjtë” janë të gatshëm t’i paguajnë kuqezinjëve 12 milionë euro për kartonin e tij.

Abate, 26-vjeçar, ka kontratë me Milanin deri në vitin 2014, mirëpo më herët ka refuzuar rinovimin e kontratës.

“Abate është një lojtar i mirë dhe atraktiv për ekipin tonë. Ne jemi të interesuar për shërbimet e tij dhe besoj se mund të arrijmë marrëveshje”, ka thënë një zyrtar i Arsenalit në kushte anonimiteti.

Ignazio Abate kohë më parë është kërkuar edhe nga rusët e Zenit.

Lajme të ngjashme

Back to top button