Gjithçka lidhet me ekonominë

Ekonomia është faktori kyq I cili ndikon në të gjitha segmentet e jetes, një degë me rendesi shumë të madhe duhet kushtuar rëndesi të madhe nga institucionet shtetërore duke pasur kujdes në interpretimin e rolit të madh të cilin e posedon ekonomia si process në organizmin dhe funksionimin e shoqërisë mbrenda një shteti të caktuar.

Kosovoa ka shumë probleme, por problemi kryesorë i shtetit tone i cili mundeson që të krijohen probleme të tjera në shoqëri është mungesa e zhvillimit ekonomik, neglizhenca për të përpiluar strategji nga ana e ndikueseve të ndryshem.

Pa një ekonomi të mirëfillt nuk mund të kemi shtet të fuqishem shtet misionar për ndryshime jo vetem në rrafshin vendorë por edhe nëatë ndërkombëtar. Nuk është me rëndesi cili sistem ekonomik do të ekzistojë në Kosovë, sistemi kapitalist social i cili ekziston në shtetet e Evropes perendimore dhe rezultatet tregojnë qart për rëndesin që ka sistemi kapitalist ssocial, a po sistemi sipërmares i cili e organizonë ekonominë në në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, dhe sistemi kapitalist kolektiv i cili është i komplikuar por ka rezultate të mahnishme në Japoni.

Tek ne më shumë bisedohet cili sistem të interpretohet në vend por nuk diskutohet strategjitë për t’a interpretuar sistemin e caktuar për organizimin ekonomik. Kapitalizmin, Socilaizmi a po sistemin I cili ekziston në Suedi që merrë elemente edhe të Kapitalizmit edhe Socializmit.

Problemet e Kosoves si papunësia që lidhet me mungesen e zhvillimit ekonomik ka detyruar të rinjet të marrin rrugën e emigrimit ilegal në vendet përendimore. Problemi I mungeses së zhvillimit ekonomik sot ka ndikuar të ulet niveli arsimoë sepse të rinjet po shohin gjendjen e keqe të atyre që kanë diplomuar duke u shëtitur rrugeve në vend që të jenë të punësuar. Problemi i mungeses së zhvillimit ekonomik ka bërë që të rinjet e papunësuar të afrohen afer ideologjive radikale. Ekonomia e dobet në Kosovë nuk krijon prespektiv për jeten e rinisë Kosovare në vend një pjesë e tyre marrin rrugen e gabuar të droges nga stresi I madh I gjendjes ekonomike financiare të tyre.

Mungesa e strategjive të cilet mund të zbatohen ka bërë që gjendja sociale në vend të jetë e rend, vet fakti që buxheti I Kosoves investohet në projekte jo-fitimprurëse por vetem si dobi publike, përderisa vendet në tranzicion ashtu si konsiderohet edhe Kosova duhet investuar në projekte që mund të sjellin fitime tjera për të siguruar pastaj nevojat publike sepse përderisa nuk kan ndërmarje të mëdha qarkulluese atëherë nuk mund të kemi qarkullim financiar për t’a zhvilluar ekonominë.

Zhvillimi ekonomik do të eleminonte problemet e tjera të përhapura mbrenda popullit tone, duhet ju kushtuar rëndësi ideologjive politike që e interpretojnë ekonominë P.S një profesorë në shkollen e mesme më kritikoi pse po e politizon ekonominë ? Por ekonomia dhe politika janë të ndërlidhje është shumë me rendesi qfar thotë Kapitalizmi, Socializmi, Marksizmi, Funksionalizmi, rreth  ekonomisë, paradoksi më I madh I kësaj qëndron në atë që nuk bëhet dallimi mes ideologjive politike dhe partive politike.

Kosova nuk është e zhvilluar për t’u përcaktuar vetem në një sistem të organizimit ekonomik, duhet që të përdoret Socializmi për pronen publike, Kapitalizmi për pronen private që në mes tyre të krijohet një interpretim I cili I përshtatet vendit tone në tranzicion.

Ekonomia duhet të zhvilohet sepse përndryshe problemet e vendit do të vazhdojnë,gjithcka lidhet me ekonominë dhe këtë duhet kuptuar të gjithë nëse duam shtet fuqishem si në aspektin ekonomik a po politik.

Lajme të ngjashme

Back to top button