Akte patriotike: Do të ngritet flamuri dhe intonohet himni maqedonas nëpër shkolla

Në disa shkolla të komunave në Maqedoni do të aplikohet dhe një praktikë e re e ngritjes së flamurit shtetëror maqedonas, gjatë rreshtimit të nxënësve në oborret e shkollave për çdo ditë para se të hyjnë në klasa për nisjen e mësimit.

Kjo praktikë do të nis të aplikohet në komunën Aerodrom të Shkupit, ku siç thuhet ceremonia është sjellur me qëllim që tek nxënësit të ngritet vetëdija e patriotizmit si dhe të ndikohet tek ndjenjat e nxënësve për simbolet shtetërore. Përveç kësaj në këtë ceremoni do të intonohet edhe himni shtetëror kombëtar.

Në krejt shkollat fillore në komunën e Aerodromit janë vendosur shtylla për këtë qëllim. Deri më tash për këtë vendim nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Arsimit, e cila tani udhëhiqet nga sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi.

Ndryshe, vendimi i komunës së Aerodromit që në çdo shkollë të këndohet himni shtetëror dhe të ngritet flamuri shtetëror është praktikuar në vendet totalitare dhe momentalisht në Korenë Veriore të diktatorit Kim Jong, fotografia e të cilit qëndron në çdo shkollë dhe institucion tjetër shtetëror. 

Lajme të ngjashme

Back to top button