Shkencëtarët e Harvardit vërtetojnë telepatinë

Telepatia është dërgimi i ndjenjave apo mendimeve tona në distancë, por pa përdorur mjetet teknologjike. Edhe pse prej kohësh, psikologë të ndryshëm si, Albert Smith, kanë besuar në ekzistimin e saj, sot ajo vërtetohet edhe nga universiteti prestigjioz, Harvard.

Shkencëtarët e Harvardit, të udhëhequr nga Alvaro Pascual-Leone, tregojnë se eksperimenti ishte i sukseshëm mes dy personave në largësi prej 6500km, njëri në Mumbai, tjetri në Paris.

Kur personi i parë ka menduar “ciao,” italisht për “tungjatjeta,” personi i dytë ka marrë mesazhin e qartë, ku edhe truri i tij i vëzhguar nga mjetet teknologjike ka reagur pas fjalës.

Ky njihet edhe si eksperimenti i parë i sukseshëm për ekzistimin e telepatisë./F.D., Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button