Personi që flet 32 gjuhë rrjedhshëm, tani synon shqipen!

Greku Ioannis Ikonomou, 49, i mjaftojnë 4-5 orë gjumë. Ka qenë sufist musliman edhe pse grek, por më e çuditshmja është se flet 32 gjuhë, mes tyre edhe gjuhët që shumë prej neve nuk i dimë nëse ekzistojnë. Në Europë është ndër të vetmit që mund të përkthejë nga kinezishtja, pasi siç thotë ai, gjuha më e bukur dhe më e ndryshme nga tjerat është kinezishtja.

Kur ishte pesë vjeç mësoi anglishten, 7 vjeçar mësoi gjermanishten, 10 vjeçar italishten, 13 vjeçar rusishten pasi pëlqente Dostojevskin, 14 vjeçar një gjuhë saheli që flitet “diku në Afrikë”, dhe 16 vjeçar turqishten. Sipas poliglotit, Ikonomou, në Qipro ishte e ndaluar libri në gjuhën turke, por ai nuk kishte paragjykime për asnjë popull.

Pas mësimit të turqishtes, filloi të mësojë gjuhët orientale si arabishten, ku edhe u bë sufist ose musliman asket.
Tani ai flet 21 gjuhë nga 24 zyrtare që ka Bashkimi Europian, përveç lituanishten, që e ka harruar, galishten dhe maltishten.

Nga gjuhët e vjetra, kupton edhe latinishten, gotishten, majishten, irlandishten e vjetër dhe persishten e vjetër.

Tani ka një hall tjetër eruditi Ioannis Ikonomou, “dua të mësoj shqipen për tre muaj, por më nevojitet vizita te vendet shqiptare”, thotë ai për të përditshmen gjermane Die Welt.
“Jam koncetruar shumë kohë në gjuhën shqipe, kam mësuar fjalët shqipe, i shqiptoj dhe tani duhet t’ia nis leximet në mediat e saj.”
“Por si i mëson këta gjuhë të vështira?” pyet korrespodentja Ikonomoun.
“Përkushtim total”, përgjigjet shkurt poligloti./ Fitim Dika, Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button