BDI në piedestalin e dështimit dhe dilemës, “të jesh apo të mos jesh në Qeveri”

Pas dy Samiteve të dështuara, ai i Berlinit dhe ai i NATO-s, BDI bëhet pjesëmarrëse e drejtpërdrejt në politikën qeveritare që në mënyrë të tërthortë në çdo Samit të rëndësishëm, krahës çështjes së emrit i numërohen të gjitha mangësitë si në funksionimin e shtetit ligjorë që në Maqedoni po humbë kuptimin e saj deri te korrupsioni që me përmasa të pakontrolluara.

Deklaratat që shprehin vetëm vullnet politik të BDI-së për proceset integruese, tani më nuk mund të arsyetojnë dështimin e plotë të premtimeve të dhëna të BDI-së, para shqiptarëve dhe ndihmesën praktike që BDI i jep qeverisë aktuale dhe politikës degraduese të Nikolla Gruevskit, theksojnë analistët.

BDI duhet të shqyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri

Analisti Ismet Ramadani, thotë për Portalb se pas dështimeve të një pas njëshme të BDI-së, ajo duhet ta shikojë pjesëmarrjen e saj në qeveri.

“Në Samitin e Berlinit në vend që të ketë përfitime ajo mori vërejtje shumë serioze në të gjitha fushat e funksionimit të pushtetit juridik. Më shumë u qortua se sa premtime për t’i ndihmuar Maqedonisë. Nxirret përfundimi se Maqedonia që udhëheq Geuevski është në rrugëtim i cili nuk jep shumë shpresa për integrimet euroatlantike sepse në shumë segment të jetës kemi rënie”, thotë Ismet Ramadani.

Sipas tij, i njëjti dështim u reflektua edhe në Samitin e NATO-s. “Në Samitin e NATO-s, ndodhi ashtu siç pritej, në të njëjtën kohë në klauzolën që përmendën për Maqedoninë, përkujtohet Maqedonia se duhet ët zgjidhë çështjen e emrit. Kësaj here i bëhet vërejtje në lidhje me reportet fqinjësore me shtete fqinjë. Problemet në Media në gjyqësi dhe këto ën njëfarë mënyre pak më qartë ia bëjnë kësaj qeverise se problem nuk është vetëm te emir , po ka rënie të demokracisë”.

Ismet Radani thotë, bile në një klauzolë që nxirret nga një samit aq i madh potencohet edhe Marrëveshja e Ohrit duhet të realizohet.

“Pas këtyre dy dështimeve mendoj se BDI duhet të ndalet dhe të rishqyrtojë pjesëmarrjen e saj ën BDI bashkë me premtimet. Nëse vazhdon të jetë pjesë e kësaj qeverie edhe pas këtyre dështimeve nga samite kaq të rëndësishme duke I analizuar këto dështime dhe ët shikojë se nga vijnë këto dështime. Këto dështime vijnë nga kryeminsitri dhe gjithë struktura. Nëse vazhdon të jetë pjesë e këtyre dështimeve atëherë BDI bëhet edhe më përgjegjëse për atë që ndodh me Maqedoninë dhe pozicionin e saj në proceset integruese. Unë mendoj se BDI duhet seriozisht ta analizojë këtë situatë dhe të mos i jep mundësi partnerit të vetë në qeveri që edhe më tej ta largojë Maqedoninë nga proceset integrues”, thotë Ismet ramadani.

BDI do të vazhdojë agoninë e vetë  se treni iNATO-s nuk ka kaluar

Analisti, Alajdin Demiri thotë për Portalb se pas dy samiteve të cilat BDI i vu piedestal të jeshë a të mos jesh, politika e saj është krejtësisht e harxhuar.

“Merret me parashikime të kota situate e re ofron mundësi të shumta : E para sipas ministrit Jolevski, Maqedonia do ët kërkojë alternativa të reja të cilën ai me siguri ën kokë të vete nuk e thotë por është këshilluar nga lideri i tij. Që do ët thotë se deklarimet formale për NATO dhe BE janë punë e një detyrimi formal dhe mos bërje asgjë në këtë drejtim”, thotë Alajdin Demiri.

Sipas tij, “tash do të hapen të gjitha rrugët e politikës në këtë rajon. Qe do të thotë se partitë ekzistuese shqiptare nuk kanë kapacitet as real as politik për një veprim të tillë. Në situatë të këtillë BDI do të vazhdojë agoninë e vetë se treni i NATO-s nuk ka kaluar, mirëpo ajo tani është punë shterpe”.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ashtu sic e firmoset ju analistet ate cope leter per perkrahjen e BDI-se pa kusht, tani duhet te mlidheni dhe me nji cope leter te re te kerkohet HESAPI nga BDI-ja e jo nji nga nji te msheheni mbas disa teksteve banal qe vetem IQ e juaj mund ti kupton.

  2. Ju lutem nuk i ka fajat BDI njerzit e kan votu ju qe keni votu sot jeni kundershtaret me te mdhej çudi kjo si duket ujemi eshte ndal vall mos ju ka bler per 500 denar dhe deri 2018 mos e hapni gojen

  3. Te mbesesh ne qeveri qe te perfitohet nga tenderat e Abdulaqimit apo Musa Xh., te rumbullaksohen dhe mbulohen tenderat e tanishem. Me siguri Grujoa ju ndan perqindje nga kolaci i Skopje 2014. Nga ana tjeter kush do e mashtroj popullin si ne zgjedhjet e kalume tu i vnu n list t part komandantat e luftes si Qela, Qufa, Sheval C. si ti theret bashkeqytetatet e tij bashk me Fatmir D. per tja mundsu Musa Xh. edhe ni mandat e m

  4. ene dhelpna kur sun me mrri rrushin thot sesh i pjeke qashtu esht edhe pun e bdi po vet poplli let menohet qe i ka qit voten se jan rrejt per do lek te flliqta qe i fito alia nga gjaku i popullit… let shkojn ne rrop somes edhe ki popull se nuk po mush ment me kta udbasha matrrapaza hajna e tucaa…

Back to top button