Rama: Maqedonia në NATO nëse zbaton Marrëveshjen e Ohrit (Video)

Samiti i NATO-s në Uells i ka shërbyer kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama të kërkojë njohjen e Kosovës si shtet nga anëtarët e aleancës të cilët ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Duke mbajtur një qëndrim të fortë, Rama ka sqaruar se për t’i hapur rrugën Maqedonisë si pjesëtare e NATO-s nevojitet zbatimi i përpiktë i marrëveshjes së Ohrit.

Kryeministri i Shqipërisë ka vënë theksin edhe në nevojën e përfshirjes së vendeve të tjera të Ballkanit në NATO duke filluar me Malin e Zi për të cilin Rama kërkoi ftesë në strategjinë e saj të zgjerimit, transmeton A1Report. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button