Zyrtarë të BDI-së urdhërojnë heqjen e flamujve shtetëror

Zyrtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim urdhërojnë heqjen e flamujtve shtetëror të vendosur pranë pllakës përkujtimore të shtëpisë së Nënë Terezës në qendër të Shkupit. Në shënimin e 17 vjetorit të vdekjes së nobelistes Gonxhe Bojaxhiu, nga shoqata ‘Shkupjania Nënë Tereza” u vendosën dy flamuj shtetëror në dy anët e pllakës, por zyrtarë të BDI-së të cilët po ashtu ishin të pranishëm në shënimin e kësaj dite kërkuan prej tyre heqjen e flamujve. Deputeti Rafiz Aliti, nuk deshi të komentoj mungesën e flamurit shqiptarë apo heqjen e flamujve shtetërorë. Ndërkohë pllaka përkujtimore e vendosur afër sheshit “Maqedonia” ku dikur ekzistonte shtëpia e nobelistes shqiptare është vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze. Aliti u arsyetua me atë se gjithë bota e di se kush është Nënë Tereza.
“Pavarësisht pllakave, Nëna Terezë vetë është prononcuar se cilit komunitet i takon, kështu që botërisht dihet se ajo është deklaruar se është shqiptare. Por megjithatë, ka qenë nënë e gjithë fëmijëve të botës, nënë e të gjithë të varfërve në botë… Sa i përket pllakave, gjithsesi se me kohë, realiteti është realitet dhe pllaka do të jetë edhe në gjuhën shqipe”, deklaroi Rafiz Aliti, deputet i BDI-së.
Zyrtarë të BDI-së vendosën ca lule tek pllakati përkujtimorë i Nënë Terezës dhe më pas vizituan muzeun. Emrin e nobelistes shqiptare Nënë Tereza e mbajnë edhe institucione të rëndësishme si klinika universitare, spitale, rrugë, e objekte tjera infrastrukturore por të gjitha mbishkrimet janë vetëm në gjuhën maqedonase. / Alsat M

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Kane urdheruar, por a i ka respektuar urdherat dikush!? Krejt me duket vetem si llaf goje!!!

Back to top button