Qeveria ka gjetur zgjidhje, arsimtarët që do protestojnë do të zëvendësohen

Qeveria ka gjetur zgjidhje edhe për arsimtarët. Në të ardhmen kur ato do të protestojnë do të zëvendësohen nga kolegët e tyre arsimtarë. Këto janë risi në ndryshimet e fundit në ligjin për arsim fillor dhe të mesëm për të cilat arsimtarët paralajmëruan grevë të përgjithshme.

Sipas ligjit, drejtorët e shkolla janë të obliguar që t’ju gjejnë zëvendësim arsimtarëve që janë në grevë.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk janë përgjigjur nëse arsimtarët apo profesorët që do të vijnë si zëvendësim do të jenë kolegë që nuk ju kanë bashkangjitur protestës apo persona të angazhuar nëpërmjet Agjencisë për punësim.

Lajme të ngjashme

Back to top button